Moti në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 14 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 27 gradë.

Gjatë ditëve në vazhdim do të kemi periudha me mot relativisht të ngrohtë. Ditën e mërkurë do të ketë rritje të vranësirave nga fundi i ditës me reshje lokale të shiut që do të vazhdojnë gjatë natës dhe të enjten, kur do të shoqërohen me bubullima. Edhe ditën e premte do të ketë kushte për reshje lokale shiu.