Moti me diell, temperatura deri më 37 gradë

Moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite sërish do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14-23 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 30-37 gradë Celsius. UV=9.

Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të bie deri në 19 gradë Celsius, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Deri nga mesi i javës së ardhshme do të jemi nën ndikim të masës jostabile ajrore e cila do të shkaktojë të ketë paraqitje të shpeshtë të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshrit.