Komisioni për Sëmundje Infektive do të vendos për regjim kufitar me Serbinë dhe Kosovën

Komisioni për Sëmundje Infektive në takimin e sotëm do të bisedojë për vendosjen e sërishme eventuale të regjimit të kufirit me Serbinë dhe Kosovën apo mbylljen e vendkalimeve kufitare me këto vende, duke pasur parasysh zhvillimin e situatës me koronavirusin në fqinjësi.

“Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë aktive e ndjek situatën epidemiologjike me koronavirusin në rajon dhe vendet fqinje dhe është e mundur kthimi i masave në drejtim të parandalimit të rreziqeve potenciale për shëndetin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut”, njoftuan dje nga Ministria e Shëndetësisë.