Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 27 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë e lehtë nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej një deri gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri 27 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës deri 25 gradë.

Të dielën moti do jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Të hënën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe shi të përkohshëm.