Kosovë, një viktimë dhe 31 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se prej gjithsej 209 testimeve të realizuara , 31 kanë rezultuar pozitiv në Covid-19. Me shifrat e fundit numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në Kosovë shkon në 480.

Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: dhjetë (10) raste Ferizaj, tre (3) raste Mirash, një (1) rast Mirosal dhe një (1) rast Kosinë), nëntë (9) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: tre (3) raste Viti, tre (3) raste Gushicë dhe tre (3) raste Pozharan), dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Miradi e epërme-Fushë Kosovë, Skenderaj, Vojnovc-Shtime, Sllatinë-Leposaviq dhe Zubin Potok .

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar edhe pesë pacient, pasi kanë rezultuar negativ në dy teste të koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot në Kosovë shkon në 84.

Më datë 17 prill 2020, nga Klinika Infektive në Prishtinë është raportuar edhe një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është i gjinisë mashkull në moshën 70 vjeç nga Neredime e epërme -Ferizaj, i konfirmuar me COVID-19 me datë 13.04.2020.

Pacienti është referuar nga QMF-Ferizaj dhe hospitalizuar në Klinikën Infektive me 12.04.2020 në gjendje të rënduar. Pacienti ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar dhe Hipertension arterial). Me viktimën e fundit numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet në Kosovës shkon në 12.