Moti gjatë fundjavës

Në ditët e fundjavës moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë me temperatura ditore mbi mesataren çka do të shkaktojë shkrirjen e mbulesës së borës në male. Nëpër lugina në orët e hershme të mëngjesit dhe të paradites do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Nën ndikimin e valës së lagësht të hënën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të shiut, në disa vende më të rrëmbyeshme të shoqëruara me erë të përforcuar jugore. Reshje të përkohshme lokale të shiut do të ketë edhe të mërkurën.