“Njohja nga Izraeli është meritë e Hashim Thaçit”

“Befasohem se si deri sot askush nuk foli për takimin disa orësh të presidentit serb Vuçiq dhe atij francez, Makron për zgjidhje inovative të problemit të Kosovës. Ndërsa siç e kam pa sonte shpalosja e programit të Kurtit ishte program social me gjithë gënjeshtrat e tij aty. Besoj se nëse Vjosa Osmani do të kishte dalë me listë të saj do shkonte tek 7 përqindëshi”, ka thënë Zeka në RTK.

E Ramush Tahiri tha se Hoti nuk e mohon vendin e tij dhe partinë prandaj i gjithë koordinimi i tij është me faktorin ndërkombëtar.
“LDK-ja ka rritje të numrit të votave, por ka zbritje të përqindjes. Ajo ka një elektorat të saj dhe si çdo parti tjetër tenton të bën votues të rinj”, ka thënë Tahiri.