Mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të jetë prej minus një deri tre gradë, ndërsa e ditës do të lëvizë prej nëntë deri 17 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri minus një gradë, ndërsa e ditës deri 13 gradë Celsius.

Deri të martën do të përqendrohet moti stabil me temperatura relativisht të larta për këtë periudhë të vitit. Ndryshim më të madh të motit do të ektë prej të martës nga fundi i ditës, që do të shoqërohet me rritje të vranësirave, erë të përforcuar dhe rënie të dukshme të temperaturës. Gjatë natës drejt të mërkurës dhe të mërkurën në viset më të ulëta do të ketë reshje të shiut dhe të borës, ndërsa në male dhe viset më të larta do të ketë reshje të borës.