Mot i keq në Greqinë veriore

Disa pjesë të Greqisë veriore mbrëmë vonë dhe gjatë tërë natës janë përfshirë nga një stuhia e fortë me reshje të dendura shiu, të cilat shkaktuan përmbysje, ndërsa përmes numrit 112 për raste urgjente është dërguar mesazh për të shmangur lëvizjet e panevojshme.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme serioze në Selanik, ku rrugët u përmbysën, por edhe dyqanet.

Shërbimi zjarrfikës i Greqisë bëri të ditur se deri në mëngjesin e sotëm kanë marrë 560 thirrje për ndihmë, nga të cilat 540 nga Selaniku.

Përmes numrit të urgjencës 112 mbrëmë, për të gjithë ata që gjenden në Selanik, Larisë, Halkidiki dhe rajonet e Pieria, Imatia dhe Magnisia është dërguar paralajmërim për dukuri të rrezikshme të motit në 24 orët e ardhshme dhe është kërkuar që të shmangen lëvizjet e panevojshme.