Moska goditet nga qindra dronë ukrainas. Sulmohet anija tregtare pranë Odesës, 10 te vdekur

Mbi 400 sisteme ajrore pa pilot u lëshuan gjatë natës nga forcat e armatosura ukrainase në drejtim të rajonit të Moskës , njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit rus këtë mëngjes, duke siguruar se “shumica” e tyre u shkatërruan.Moska dhe rrethinat e saj u tronditën nga shpërthimet, ndërsa tym i dendur ngrihej nga disa zona, kryesisht nga ndërtesat e korporatave, sipas dëshmitarëve okularë dhe videove që qarkullonin në media.
“Nga ora 20:30 deri në orën 05:00, më shumë se 400 dronë armik fluturuan në drejtim të rajonit të Moskës. Shumica e tyre u neutralizuan nga forcat e mbrojtjes ajrore ndërsa ishin ende larg qytetit. 85 u shkatërruan ndërsa i afroheshin Moskës”, tha kryebashkiaku Sergei Sobyanin nëpërmjet Telegramit.