Mos i votoni ‘krimbat’ që na e thithin gjakun, në mesin tonë ka shumë kandila që presin të bëjnë dritë!

Demë Shehu

Para se t’i akuzojmë politikanët për vjedhjen e shpresës,shuarjen e ëndrrave dhe vrasjen e adhmërisë së fëmijëve tanë,së pari duhet akuzuar e fajësuar vetën tonë,sepse ne si popull,ashtu siç jemi futur në gjumë letargjik,pa i hapur sytë dhe pa e këndellur trurin,po ua zgjatim jetën politike atyre që po e vrasin krenarinë,dinjitetin dhe ardhmërinë e mbarë kombit tonë.
O Populli im i dashur e fisnik,ardhmëria e fëmijëve tuaj,ardhmëria e kombit tonë është në dorën tuaj,nuk varet nga politikanët,por nga populli,vetëm duhet t’i thërrasim trurit se kujt duhet dhënë besimin,për t’i pëfaqësuar të drejtat e popullit dhe për t’i mbrojtur Ato.
Populli Shqiptar duhet udhëhequr nga njerëz të dinjitetshëm,jo nga ato shushunja,të cilat nuk ngopen duke ua thithur gjakun popullit shqiptar.
Vetëm njerëz të njerëzishëm,njerëz me vlera kombëtare dhe me parime të shëndosha, munden ta këndellin vendin tonë,munden t’ia rikthejnë dinjitetin këtij populli dhe ta fusin në binarët e përparimit në të gjitha sferat e jetës!

Populli im fisnik,aty në mesin tuaj ka shumë kandila,të cilët presin që ju t’i ndezni,e pastaj ata të ndriçojnë rrugët tuaja!