”Mos”, Biden paralajmëron Iranin që t’mos sulmojë Izraelin

Presidenti amerikan, Joe Biden pret që Irani të sulmojë Izraelin “më shpejt sesa vonë”, pasi frika rritet për hakmarrjen iraniane mbi një sulm ajror që vrau komandantët e lartë në fillim të këtij muaji.

Izraeli nuk e ka pranuar sulmin ndaj një konsullate iraniane në Siri, por besohet gjerësisht se ka qenë pas saj, përcjell klankosova.tv.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë CBS News, partnerit amerikan të BBC-së, se një sulm i madh ndaj Izraelit mund të ndodhë së shpejti.

Izraeli thotë se është gati të mbrohet. Ndërsa ”Zoti Biden i tha Iranit: “Mos e bëj””, thekson BBC.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin”, tha zoti Biden. “Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses.”