Morën ndihmë ekonomike padrejtësisht për 5 vjet, 52 persona procedohen penalisht në Shqipëri

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, kanë proceduar penalisht 52 persona për veprën penalë të mashtrimit.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, këta shtetas kanë përfituar me anë të mashtrimit, që nga viti 2017, ndihmën ekonomike që ofron Bashkia e Vaut të Dejës.

Mes personave të proceduar është edhe shtetasja R. S., 41 vjeçe, me detyrë administratore sociale në Bashkinë  e Vaut të Dejës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sepse në kundërshtim me ligjin, ka bërë pjesë të skemës së ndihmës ekonomike, shtetasit e lartpërmendur, të cilët kanë qenë jashtë vendit ose nuk plotësonin kriteret për të përfituar ndihmën ekonomike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.