MORALI A ka moral në botë ?

Shkruan: Ibraim Kazimi

Por, çka është morali ?
A ekziston një përkufizim për te ?
A ekziston një definim konciz, apo ekzistojnë disa koncepte të ndryshme për moralin ? A janë të njëjta, në të gjitha vendet, kuptimet e moralit ? A e karakterizojnë të njëjtat norma, doke e zakone, moralin në gjithë relievin njerëzorë ?
A ka bota moral ?
A ka politika moral ? Po shkenca-a ka moral ? Po intelektuali, ka moral ?
A mund të thirret dikush në moral ? Po kush mund të jetë ai – ? A ekzistojnë subjekte me kompetenca morale ?
Ka kush monopolin e saj ?
Është një fragment, kaptinë apo një opus infinit ?
E ruan kështjella ate ? Po kontoja bankare, e ruan ?
Po morali – a mund të krijohet ? Po të prishet-a mundet ?
Po të sulmohet- a mundet ?
A ka, atëherë konflikte morali ? Lufta moralesh, a ‘ka… ?
Ku gjendet morali ?
Është morali intern apo ekstern- jashtë shpirtit, jashtë trupit, jashtë shqisave, jashtë xhepit…?
Cili organ, cili ind organik është qendra e moralit ?
Është morali qelizë gjenetike ?
Mbase, a thua atëherë të ketë trashëgimi frymore ?
Apo, është me kauzë rapsodike ?
Të jetë term filozofik, ide metafizike, formulë fizike, apo kategori e gjenomit hyjnor ?
Kush, kur dhe ku flitet për moral ?
Ekziston ky si privilegj- apo, si mallkim…?
Si trashëgohet ky nderë e kjo fatkeqësi, ky transmetim mister i një *FJALE” me shenjtësi të një provinience, që nuk shihet me sy, që nuk dëshmohet me fjalë, që nuk fitohet me luftë, që nuk robnohet me pranga, që nuk…që nuk …?!
( vazhdon )