Armata do të marrë pjesë në misionet e NATO-s në Irak dhe Letoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e mbrëmshme miratoi vendim për dërgimin e përfaqësuesve të Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes për pjesëmarrje në misionet e NATO-s në Irak dhe Letoni.

Përfaqësuesit e Armatës në Irak do të marrin pjesë në misionin “NATO Mission Iraq – NMI”, ndërkaq në Letoni do të marrin pjesë në misionin “Prezenca e Përmirësuar Përpara”.