Monaco nuk do ta pranojë asnjë ofertë më pak se 70 milionë euro për Tchouamenin

Monaco ia ka vendosur çmimin lojtarit të saj premtues, Aurelien Tchouameni.

Kush dëshiron t’i sigurojë shërbimet e lojtarit, duhet të paguajë hiç më pak sesa 70 milionë euro.

Në bazë të asaj që raporton Fabrizio Romano, ish-kampionët e Ligue 1 nuk janë të gatshëm të negociojnë për asnjë ofertë që është nën këtë shifër.

Tchouameni po shkëlqen këtë sezon me “Monégaskët”, ku ka luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet e sezonit.

Francezi luan si mesfushor dhe është 22-vjeçar.

Për lojtarin deri më tani kanë shfaqur interesim Real Madrid, Paris Saint Germain dhe Manchester City.