Hamilton tallet me rregullat e FIA: Del në konferencë me shumë stoli nëpër duar

Rregullat janë për t’u thyer, njëjtë sikurse rekordet – kjo po del deviza që po e udhëheq Lewis Hamiltonin që, siç duket, po e irritojnë rregullat e fundit të FIA.

Hamilton, në daljen e fundit në konferencë u shfaq me shumë stoli në qafë e duar, si shenjë pakënqësie ndaj drejtorëve të rinj.

Siç dihet, lojtari pati mosmarrëveshje edhe në të kaluarën me krerët e FIA, pikërisht për shkak të stolive që mbante.

Drejtorët e rinj të kësaj gare vendosën të veprojnë me dorë të hekurt ndaj kujtdo që nuk i bindet rregullit për mosmbajtjen e stolive gjatë vozitjes, duke i gjobitur.

Kjo nuk po e pengon aspak britanikun që e ekzagjeron edhe më shumë dufin e tij ndaj kësaj rregulle.

Ky sezon nuk filloi siç është më së miri për shtatë herë kampionin e kompeticionit, por 37-vjeçari vazhdon të mos japë shenja dorëzimi, madje as atëherë kur përballë ka krerët.