Momenti kur tigri vërsulet me shpejtësi në drejtim të djaloshit, në një kopsht zoologjik

Një djalosh është përballur me një situatë të sikletshme gjatë një vizite në një kopsht zoologjik, bashkë me babanë e tij.

Djaloshi i vogël, Sean, po bënte fotografi jashtë një rrethoje të një kopshti zoologjik në Dublin Zoo dhe prapa shpinës së tij gjendej një tigër, i cili filloi të vëzhgonte në drejtim të tij.

Dhe në incidentin drithërues që është kapur nga një kamerë, tigri shihet ngadalë duke u nisur në drejtim të djaloshit, por që më pas vjen me shpejtësi.

Por ajo që ka shpëtuar djaloshin nga më e keqja ka qenë xhami që ndante atë me kafshën e rrezikshme, transmeton telegrafi.

Thuhet se ka qenë babai i fëmijës ai që ka shpërndarë videon në rrjetet sociale për të cilat pamje ka marrë edhe shumë komente.