Momenti kur një tank rus qëllohet në Mariupol (VIDEO)

Forcat ukrainase kanë shpërndarë pamje të një tanku rus që goditet teksa po kalonte nëpër Mariupol.

Ukraina pretendon se Rusia ka pësuar humbje të mëdha si të trupave ashtu edhe të pajisjeve të saj që nga pushtimi, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Mariupol, në Ukrainën juglindore, është aktualisht objektiv i granatimeve pothuajse të vazhdueshme ruse.

Është kyç për Rusinë, sepse kapja e qytetit port do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë së aneksuar dhe rajoneve të kontrolluara nga separatistët pro-rus të Luhanskut dhe Donetsk (të njohura kolektivisht si Donbas).

Kjo është video kur tanku rus qëllohet në Mariupol.