Sulmoi fizikisht babain , arrestohet nga policia

Dje (16-mars) rreth orës 07:55 minuta, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personi V.K. (27) nga një fshat i Rekës së Epërme, i cili një orë më parë kishte sulmuar fizikisht babain e tij 62-vjeçar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.