Momenti kur Luizi kishte deklaruar se do të dilte bashkë me Kiarën në rast se ajo do të eliminohej nga publiku

Të shtunën është eliminuar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, moderatorja Kiara Tito.

Ajo ishte në një televotim kokë më kokë me aktoren Olta Gixhari, ku kjo e fundit rezultoi më pak e votuar nga publiku për t’u larguar na shtëpia.

Kiara gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, krijoi një lidhje me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, i njohur ndryshe si senzacioni i këtij edicioni të BBVA.

 

Ky i fundit madje në spektaklin e së martës kur ishte bërë e ditur se në televotim do të shkonin Olta dhe Kiara, kishte deklaruar se në rast se largohet Kiara, edhe ai bashkë me të do të linte shtëpinë.

“Duke marrë parasysh se Olta është tashmë kokë më kokë me Luizin dhe Kiarën, jo me Kiarën dhe kjo gjë nuk ka habi hiç, dhe nëse ndodh e kundërta sepse unë nuk e di sa mbështetës kemi jashtë, por unë nuk po e them as për mos-respekt ndaj të këtij formati. Nëse del Kiara nga ky spektakël të shtunën, unë është hera e parë që bëj gati valixhet. Dal edhe unë”, kishte deklaruar këngëtari nga Shkodra.

 

Megjithatë, i njëjti duket se e ndryshoi qëndrimin e tij të shtunën ku edhe pas largimit të Kiarës, ai vazhdoi të vazhdonte garën i vetëm. /Telegrafi/