Rajon-Botë Momenti kur forcat ruse qëllojnë me breshëri plumbash veturën, brenda të cilës...

Momenti kur forcat ruse qëllojnë me breshëri plumbash veturën, brenda të cilës ishin babë e bir nga Ukraina

Një video amatore e realizuar nga një i ri ukrainas, shfaq momentin kur trupat ruse e sulmojnë derisa ai ishte me babanë e tij në veturë dhe po largoheshin nga qyteza Ivankiv në rajonin e Kievit.

Derisa dyshja po bisedonin brenda makinës për ndërtesat e shkatërruara nga sulmet ajrore ruse, në një moment dëgjohen disa të shtëna që babanë e tij e detyrojnë të ndalet në mes të rrugës, transmeton Telegrafi.

Duke menduar se përfundoi me aq, ata nuk ndërmarrin ndonjë veprim – por më pas fillojnë sërish të shtënat në drejtim të mjetit të tyre, ku disa plumba e godasin babanë e tij e ai vazhdimisht i bënte thirrje të birit të dalë nga vetura dhe të strehohet pas.

Megjithatë kur e kupton se babai i tij është goditur nga plumbat dhe qëndronte i shtrirë në tokë i mbuluar në gjak, i bënte thirrje të mos lëvizë pasi ushtria ruse mund ta qëllonte sërish.

Kur arrin ta strehoj pas veturës, vazhdimisht e pyet nëse ka dhimbje nga plumbat. Madje në një moment i kërkon që ta “mbysë” që të mos e lë të vuaj nga dhimbjet.

“Mos vdis të lutem, babi”, dëgjohet i riu duke i bërë thirrje babait të tij të plagosur, i cili raportohet se disa momente më vonë ndërroi jetë.