Forcat amerikane kanë kapur një anije mallrash me flamur iranian në Gjirin Persik si pjesë e bllokadës së tyre detare, ka njoftuar të dielën presidenti amerikan, Donald Trump.
Ai ka shkruar në platformën e tij Truth Social se Touska u kap nga Marina Amerikane pasi nuk iu përgjigj një paralajmërimi për t’u ndalur.
Irani ka thënë se kjo ishte një shkelje e armëpushimit dhe se do të hakmerret së shpejti për “aktin e piraterisë së armatosur”.
Centcom (Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara) ka publikuar dy video të aksionit.
Ata kanë thënë se një video tregonte anijen iraniane që paralajmërohej para se të sulmohej. Ndërkaq e dyta, thanë ata, tregonte marinsat duke u larguar nga anija e tyre dhe duke hipur në anijen iraniane.



