Modelja e njohur në pritje për t’u bërë nënë

Georgia Fowler është shtatzënë.

Modelja 28 vjeçare e Victoria’s Secret është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin Nathan Dalah, dhe lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

“Ka qenë e vështirë për ta mbajtur të fshehur këtë gjë”, ka shkruar modelja.

Ajo shtoi: “Nathan dhe unë nuk mund të ishim më të lumtur për të ndarë lajmin emocionues me ju. Këtë shtator ne do të mirëpresim fëmijën tonë në botë. Mezi presim ta takojmë dhe të nisim një aventurë të re bashkë”.