1394 raste të reja, 45 të vdekur nga virusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 4 920 testime ndërsa janë regjistruar 1 394 raste të reja me koronavirus.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik 479 pacientë janë shëruar.

Në 24 orët e fundit betejën kundër kovid-19 e kanë humbur 45 persona.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuar me KOVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 134.134, numri i personave të shëruar 108.676, i të vdekurve 3.905.

Numri i rasteve aktive është 21.553. /SHENJA/