​Mjeshtri e mashtron tetovarin, ia merr 400 euro kapar dhe nuk ja kryen punimet ndërtimore

Më 01.05.2026 në SPB Tetovë, një burrë 53-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga H.A. nga fshati Dobrosht. Sipas denoncimit, në tetor të vitit 2024, përmes rrjeteve sociale, ai ishte marrë vesh me të denoncuarin për kryerjen e punimeve ndërtimore në vlerë prej 860 eurosh, me ç’rast i ka paguar 400 euro kapar. I denoncuari edhe pas 18 muajsh nuk i ka filluar punimet dhe u është shmangur kontakteve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.