Trump tërheq trupat, Berlini përgjigjet: Evropianët të marrin përgjegjësi për sigurinë e tyre

SHBA-të pritet të tërheqin 5,000 trupa nga Gjermania, ndërkohë që plane të ngjashme janë paralajmëruar edhe për trupat amerikane në Itali dhe Spanjë.

Berlini është kundërpërgjigjur ndaj vendimit të Uashingtonit, duke thënë se pakësimi i trupave amerikane nënvizon përgjegjësinë e mbrojtjes evropiane.

“Evropianët duhet të marrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë e tyre“, tha të shtunën Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius në përgjigje të njoftimit të planeve të SHBA-së për të tërhequr 5,000 trupa nga Gjermania.