Ngrënia e një banane në mëngjes, nuk është ideja më e mirë, sipas mjekëve.
Eksperti ushqyes, Dr. Daryl Gioffre, ka dhënë disa lajme të këqija rreth bananeve për mëngjes, transmeton lajmi.net.
“Bananet duken si opsioni i përsosur për të rrëmbyer dhe për të shkuar në mëngjes, por me një vështrim më të afërt, do të zbuloni që bananet nuk janë opsioni më i mirë, pasi ato janë 25% sheqer dhe nivel acidik mesatar”, tha Dr. Gioffre.
Sipas Dr. Gioffre, bananja ju ofron një nxitje të shpejt energjie në mëngjes, derisa thotë se pas jo më shumë se pak minutash do ndiheni të lodhur dhe të uritur.
Nëse do të hani një banane, Dr Gioffre rekomandon mos t’i hani ato pas një vakti, duke qenë të sigurt që t’i përzieni ato me ushqim tjetër yndyror.