Mjek nga Spitali i Psikiatrisë në Shkup gjendet i vdekur

Siç njoftojnë nga MPB, në stacionin policor Karposh pas mesnatës nga Ndihma e Shpejtë është denoncuar se të shtunën mjeku në spitalin e Psikiatrisë në Shkup është gjetur i vdekur.

Mjeku L.N (61) nga Shkupi sipas raportit të policisë ka humbur jetën pa shenje për dhunë që janë konstatuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.