Mizrahi: Nuk jam fajtore për asgjë!

Gjatë ditës së djeshme, ministri teknik Oliver Spasovski ka iniciuar procedurë për shkarkimin e ministres së punës dhe politikës sociale, Rashella Mizrahi. Vendimi i Spasovskit është për shkak se ajo disa herë ka refuzuar ta zëvendësoj tabelën e vjetër në ministri, në të cilin shkruan emri i vjetër i shtetit.
Ministrja teknike, ka thënë se nuk pret që të shkarkohet, pasi beson se nuk është fajtore për asgjë.
“Nuk pres që të shkarkohem, nuk kam bërë asgjë dhe nuk jam fajtore për asgjë. Absolutisht e respektoj vendimin e deputetëve, cili do qoftë ai, për shkak se ata më kanë emëruar, kjo nënkupton se edhe mund të më shkarkojnë. Ministria edhe par meje ka qenë e paralajmëruar se nuk është ndryshuar tabela, por edhe në buxhetin e vitit 2020 nuk është paraparë furnizim të tillë. Unë nuk jam përgjegjëse për mos zbatimin e ligjit nga paraardhësja ime”, ka deklaruar Mizrahi për “Tellma”, përcjell SHENJA.