Arrestohet një person në kamionin e të cilit u gjetën 53 migrantë

Në fshatin Kuklish të Strumicës mbrëmë rreth orës 19:30 minuta në koordinim të Qendrave rajonale për punë kufitare Jug dhe Lindje nga liria u privua 43 vjeçari F.S. nga fshati Dorlombos të Valandovës. Arrestimi pasoi pasi gjatë kontrollit të kamionit me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar personi në fjalë janë gjetur 53 migrantë dhe atë 37 nga Afganistani, 12 nga Pakistani, 2 nga India dhe nga një nga Iraku dhe Egjipti.

Nga MPB-ja sot informojnë se personi F.S. është ndaluar në SPB Strumicë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate ndërsa migrantët do të vendosen në Qendrën e pranimit në Gazi Babë-Shkup dhe në Qendrën Transitore “Vinojug”, Gjevgjeli.