Mirë se vini në vendin ku zbulimi më i madh është zbulimi i gjoksit…

Shkruan: Hasim Memishi-Sopi

Mirë se vini në vendin ku syzat i kemi origjinal kurse shikimet fallso, në vendin ku populli asnjëherë s’ka qenë në Suedi, por vuan nga sindroma e Stockholmit, në vendin ku kamarierët punojnë si Rus, por paguhen si Afrikan, mirë se vini në vendin ku frizeret punojnë me termin, kurse institucionet nuk punojnë fare, në vendin ku zbulimi më i madh është zbulimi i gjoksit…. Mirë se vini në vendin ku zjarrin e fikim me kova, kurse nuset i marrim me helikopter!