Ministria e Kulturës ndan vendime për bursa për të rinjtë shqiptarë

Përmes një shkrimi të shkurtë në Facebook, ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, ka njoftuar se, institucioni që drejton ai për herë të parë në historinë e vendit ndan vendime për bursa të talentëve të rinjë ku në mesin e tyre ka edhe shqiptarë dhe pjesëtarë të nacionaliteteve tjera që studjojne në sferën e Kulturës “Për herë të parë në historinë e Ministrisë së Kulturës ndahen vendime për bursa të talentëve të rinjë ku në mesin e tyre ka edhe shqiptar dhe të nacionaliteteve tjera që studjojne në sferën e Kulturës (Art, muzikë, Trashëgimi etj) që nesër të jenë kuadro profesional në institucionet nacionale kulturore në Shtet”, thuhet në shkrimin që është publikuar në profilin e Ministrit të Kulturës, Hysni Ismali.