Ministri Spasovski kthehet në punë pas betejës njëmujore me Koronavirusin

Pas mungesës një mujore, për shkak të betejës me koronavirusin, ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot është kthyer në punë. Në një intervistë për Tv 24, Spasovski ka deklaruar se beteja me koronavirusin ka qenë një përvojë jetësore për të, transmeton gazeta Lajm.
“Me mendime pozitive, me ndihmën e mjekëve, me përkrahje të mjekëve, familjes dhe miqve, ia dola. Në asnjë moment nuk mendova asgjë tjetër, por vetëm të përfundojë kjo betejë dhe t’u kthehem obligimeve, t’u shërbej qytetarëve”, ka deklaruar Spasovski.
Ai u ka bë apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe të mbrohen maksimalisht nga kjo sëmundje.