Taravari: Gruevizmin tani e keni më tepër në BDI sesa në VMRO

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari në TV24 ka deklaruar se në takimin që ka ndodhur në hotelin Hilton, kryetari i VMRO-DPMNE-së, ka shprehur keqardhje për ngjarjet e 27 prillit. Ai ka thënë se ka shumë mistere se si Gruevski është arratisur por sipas tij është e sigurt se Mickoski nuk i ka ndikuar.

“Njerëzit më të afërt të Gruevskit ishin Ahmeti dhe Mijallkov. 10 vite, Gruevski nuk ka votuar për Taravarin ose Aleancën. Gruevski qëndronte në pushtet për shkak përkrahjes së Ahemtit”, ka deklaruar Taravari,

Ai ka shtuar se gruevizmi më tepër është në BDI sesa në VMRO.

“Mijallkov ishte një ndër figurat më të errëta në VMRO-DPMNE. Sa e di Mukovski ka biznese të mira me LSDM-në, ndërsa Todorov e mbron LSDM, njeriun i cili e shkatërroi arsimin dhe shëndetësinë më shumë se çdo kush në 20 vitet e fundit”, ka deklaruar Taravari, transmeton SHENJA.