Ministri Ismaili në vizitë pune në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili sot realizoi vizitë pune në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.
Gjatë kohës së vizitës drejtori i institutit Skender Asani e informoi ministrin për projektet e këtij institucioni që i ka realizuar periudhën e kaluar, shprehu falenderim për mbështetjen nga ana e Ministrisë së Kulturës për projektet e institutit që i ka realizuar gjatë këtij viti. Ai e njoftoi ministrin me sfidat me të cilat përballet instituti si në planin shkencorë edhe atë kulturorë. Ministri Ismaili shprehi falenderim deri te Asani për aktivitetet e realizuara duke theksuar se Ministria e Kulturës edhe në të ardhmen do të vazhdojë që ti mbështesë projektet nga fusha e kulturës të Institutit, qëllimi i të cilës është mbrojtja e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në vend.