Bebe Rexha më pak aktive në rrjete sociale për shkak të shëndetit të saj mendor

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha së fundmi nuk ka qenë edhe aq aktive në rrjete sociale.

E gjithë kjo për shkak se ajo nuk po ndihet mirë për sa i përket shëndetit mendor.

“Në vështrim të parë, jam e sigurt se duket si një tjetër foto glamuroze e Bebe, por tani shëndeti mendor është shumë më keq. Është jashtëzakonisht e vështirë t’i mbaj emocionet e mia të qëndrueshme dhe të mos panikohem 24/7. Jam thjesht e mërzitur dhe ndihem e vetmuar”, tha ajo.