Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: Forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë ukrainas sesa ushtarë

Ministri i mbrojtjes i Ukrainës ka deklaruar se forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë ukrainas se ushtarë.

“Unë dua që kjo të dëgjohet jo vetëm në Kiev, por në të gjithë botën,” tha Oleksii Reznikov, raporton Reuters.

Sipas shifrave të fundit nga zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, nga ora 4 e mëngjesit e 24 shkurtit deri në mesnatën e 9 marsit, 549 njerëz ishin vrarë dhe 957 janë plagosur.