Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në Maqedoninë e Veriut

Komunikacioni hekurudhor në vend nga ora shtatë e mëngjesit është në ndërprerje. Po bojkotojnë punëtorët. Arsyeja për bojkotin e punës është kompensimi i pa paguar për shpenzimet materiale që personeli makinerik dhe ekzekutiv i “Hekurudha transport” është dashur ta marrë deri ditën e djeshme.

Siç thotë përfaqësuesi i personelit makinerik, Dushko Çakarovski, sot në mëngjes, para orës shtatë, kanë qarkulluar vetëm dy linja, për në Manastir dhe për në Gjevgjeli, pas çka komunikacioni është në ndërprerje të plotë.

Çakarovski sqaron se bojkoti është në pajtim me Vendimin nga nëntori i vitit të kaluar i cili parasheh më së voni deri më datën 25 të muajit të kaluar personelit makinerik dhe ekzekutiv t’u paguhet tërësisht paga për muajin paraprak, ndërsa më së voni deri më 10 mars t’i marrin edhe shpenzimet materiale.