Ministri i Jashtëm grek telefonon homologun turk për tërmetin

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu lidhur me tërmetin që ndodhi në qytetin Elazığ të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike mësohet se Dendias i ka shprehur homologut të tij turk të shkuara lidhur me tërmetin. Gjithashtu Dendias i ka thënë ministrit Çavuşoğlu se janë gatshëm për ndihmë.