Ministri Hoxha: Në fokus ligjet e reja, regjistri digjital dhe zgjidhja e pikave të nxehta ekologjike

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, mbajti sot një brifing të rregullt mediatik me gazetarët, ku u prezantuan aktivitetet aktuale të Ministrisë në fushën e legjislacionit, mbrojtjes së natyrës, digjitalizimit dhe zgjidhjes së problemeve afatgjata ekologjike.

Ministri Hoxha informoi se Ligji për Natyrën tashmë është publikuar në ENER ENER (Regjistri i vetëm elektronik nacional) dhe është hapur për komente, pas së cilës do të pasojnë edhe debate publike. Me miratimin e tij pritet forcimi i sistemit për mbrojtjen e natyrës, menaxhim më i mirë i burimeve natyrore dhe harmonizim me direktivat evropiane dhe obligimet ndërkombëtare të shtetit në fushën e mjedisit jetësor dhe biodiversitetit.
Gjithashtu, ministri Hoxha paralajmëroi se ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shtigjet malore së shpejti do të dërgohen në procedurë qeveritare.

Njëkohësisht, u ndanë informacione edhe për ligjin për Kënetën e Bellçishtës, si pjesë e obligimeve për mbrojtjen trashëgimisë natyrore dhe harmonizimin me standardet evropiane.
Në brifing u prezantuan edhe informacione lidhur me aktivitetet për vendosjen e Regjistrit Digjital të ndotësve, ku u theksua se aktualisht po zhvillohet faza e harmonizimit ligjor për shpërndarjen dhe integrimin e të dhënave në bazën ekzistuese.

Ministria javën e ardhshme do të mbajë takime me organizatat qytetare nga fusha e mjedisit jetësor, si dhe me kompanitë që posedojnë leje ekologjike të integruara A, me qëllim të përgatitjes në kohë për obligimet që dalin nga Ligji i ri për kontrollin e emisioneve, i cili do të hyjë në fuqi në shtator të vitit 2027.

Ministri porositi se transparenca dhe partneriteti me publikun mbeten kyçe në procesin e krijimit të një sistemi më të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor.