Ministri Flilipçe u takua me pronarët e tre spitaleve private

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot pasdite mbajti takim pune me pronarët e spitaleve private “Zhan Mitrev”, “Sistina” dhe “Remedika”.

Ministria e Shëndetësisë, informoi se bisedat ishin konstruktive, ndërsa spitalet private shprehën qëndrim pozitiv ndaj përdorimit të burimeve të tyre nga shteti për ballafaqim me pandeminë.

Duke e marrë parasysh që për herë të parë shteti së bashku me institucionet shëndetësore private duhet të bëjnë një riorganizim për ballafaqimin me Kovid krizën gjatë pandemisë, sqarime shtesë të kushteve, mënyra e përdorimit të burimeve të institucioneve private shëndetësore do të dakordohet në takimin e ardhshëm të planifikuar për të dielën. Deri atëherë, ekipet nga Ministria e Shëndetësisë dhe spitalet private do të punojnë për zyrtarizimin e bashkëpunimit”, qëndron në kumtesë.