Ministri Filipçe tani për tani nuk do të vaksinohet me AstraZeneca

Venko Filipçe ka qetësuar qytetarët, “AstraZeneca nuk shkakton kundërinidikacione”.

Sa i takon qytetarëve që janë paraqitur për t’u vaksinuar, ata do të thirren nga mjekët amë, megjithatë, shtoi se ai personalisht nuk do të vaksinohet as me këtë sasi të vaksinave.

“Unë personalisht nuk do të vaksinohem tani për tani. Do të pres të arrijnë doza më të mëdha të vaksinave. Kur do të jetë vaksinimi më i qasshëm për qytetarët, atëherë do të vaksinohem me AstrZeneca. Kjo që të tregoj se ky dyshim në AstraZeneca, është e pabazë”, tha Filipçe, transmeton TV21.