Lista Srpska e çon në Kushtetuese Qeverinë e Albin Kurtit

Lista Serbe është drejtuar sot në Gjykatë Kushtetuese pas vendimit të qeverisë në krye me Albin Kurtin që këtij komuniteti t’i takojë veç një ministri, raporton Gazeta Express.

Kështu ka bërë të ditur Lista Serbe në një komunikatë që ka nisur për media.
Lexo Edhe:
Procesi i vaksinimit do të fillojë të martën në Prishtinë, në komunat tjera të enjtën ose të premtën

“Ankimi kundërshton vendimin e Asamblesë për zgjedhjen e Qeverisë në Prishtinë nga 22 Mars, 2021, në të cilin komunitetit serb iu dha vetëm një ministri edhe pse sipas Kushtetutës ishte i detyruar të caktonte dy”, thuhet në njoftim.

“Lista Serbe pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë në përputhje me të drejtën kushtetuese duke respektuar të drejtat e popullit serb, por edhe të komuniteteve të tjera jo-shumicë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, nga Lista Serbe shtojnë se me këtë vendim serbëve iu është mohuar përfaqësimi i drejtë.

Lista Serbe nuk e ka votuar Qeverinë në krye me Albin Kurtin, derisa të njëjtët edhe gjatë seancës kanë bërë të ditur se do të drejtohen në Kushtetuese.

Të njejtët pretendojnë se atyre ju takojnë dy ministri nga numri total i ministrive që janë në ekzekutiv./GazetaExpress/