Ministri Dimitrov për vizitë në Çeki

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Çekisë.

Siç informojnë nga MPJ, për sot janë paraparë takime bilaterale me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë Tomash Petriçek, me kryetarin e Dhomës së Ulët të Kuvendit, Radek Vondraçek dhe me sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane, Milena Hërdinkova, si dhe do të ketë pjesëmarrje në panel diskutimin në Institutin për Politikë Evropiane – EUROPEUM.

Dimitrov nesër do të marrë pjesë në takimin vjetor të ministrave të Punëve të Brendshme nga vendet e Grupit të Vishegradit – V4 dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor – WB6, që organizohet në korniza të kryesimit të Çekisë me Grupin e Vishegradit. Takimi pritet që të mundësojë diskutim të hapur të ministrave dhe përfaqësuesve të institucioneve të BE-së për gjendjen dhe pritshmërinë, lidhur me proceset eurointegruese të rajonit.