Konfirmohen dy raste të reja me koronavirus në Francë

Nga 14 personat e infektuar me koronavirus në Francë nga fillimi i krizës shëndetësore botërore, deri tani një person e ka humbur jetën, njëmbëdhjetë janë shëruar, ndërsa dje janë regjistruar dy raste të reja, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Të sapoinfektuarit janë një kineze e re, e cila është kthyer nga Kina dhe një francez, i cili është kthyer nga qëndrimi në Itali.

Autoritetet franceze nuk bëjnë panik dhe pohojnë se janë të gatshëm për ballafaqim me epideminë.

Kufijtë me Italinë nuk janë mbyllur, ndërsa nuk është anuluar as ndeshja e sotme në futboll mes Lionit dhe Juventusit, që luhet në Lion.