Ministrat shqiptarë mesazhe urimi për 7 marsin

Zëvendëskryeministri Sadulla Duraki ka përcjell mesazh urimi lidhur me 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.

“Mësimdhënia është një mision i shenjtë, i çmuar dhe i shtrenjtë. Faleminderit që ç’do ditë kontriboni në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja. 7 – Marsi, gjithmonë na përkujton sakrificën dhe angazhimin e të parëve tanë që sot të gjithë të kenë mundësi të arsimohen në gjuhën shqipe. Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë.”, nënvizoi Duraku. Mesazh urimi ka përcjell edhe ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

“Çdoherë që vjen 7 Marsi na bënë të kujtojmë me respekt të veçantë veprimtarinë e lavdishme të mësuesve dhe patriotëve tanë të shquar, të cilët sakrifikuan gjithçka për zhvillimin e arsimit. Andaj, sakrifica e tyre është frymëzim për ne, që me përkushtim të madh dhe me përgjegjësi të punojmë pa ndërprerë për krijimin e kushteve dhe mundësive më të mira për arsimimin e fëmijëve tanë, ardhmërisë së kombit tonë.Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, të gjithë mësuesve dhe veprimtarëve të çështjes së arsimit shqip”, theksoi Ademi. (INA)