Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka paralajmëruar se kompanitë dhe shtetet që nuk e përqafojnë inteligjencën artificiale rrezikojnë të mbeten prapa në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik.
Duke folur në konferencën e MASIT-it me temë përdorimin e inteligjencës artificiale, Andonovski theksoi se përshtatja me teknologjitë e reja është domosdoshmëri për zhvillim më të shpejtë.
Ai njoftoi se Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për digjitalizimin e bizneseve, trajnimet dhe përdorimin e mjeteve të bazuara në inteligjencën artificiale.
Një nga projektet kryesore është „Vezilka“, me vlerë mbi 5,5 milionë euro, përmes të cilit synohet zhvillimi i një modeli të madh gjuhësor në gjuhën maqedonase, që do të përdoret edhe në sektorin publik.
Ministri veçoi mungesën e qendrave të mëdha të të dhënave si një nga pengesat kryesore dhe vlerësoi se vendi ka nevojë për investime dhe ndërtimin e një Qendre Kombëtare të të Dhënave.
Ndërkaq, kryetari i MASIT-it, Jordan Dimitrovski, theksoi se inteligjenca artificiale tashmë është realitet dhe po ndryshon mënyrën e funksionimit të kompanive. Sipas tij, ajo nuk nënkupton domosdoshmërisht humbje të vendeve të punës, por transformim të profesioneve dhe nevojë për aftësi të reja.





