Milani udhëheq garën për Thuram

Milan është duke e udhëhequr garën për Marcus Thuram, të cilit i skadon kontrata me Borussia Monchengladbachun në fund të këtij muaji.

Sipas Sky Sport Germany, francezi e ka ofertën në tavolinë, nga e cila do të përfitojë pesë milionë euro në sezon plus bonuset.

Sulmuesi, i cili e përfundoi sezonin 2022/2023 me 16 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat, ka tërhequr interesim të madh prej se njoftoi se nuk do ta vazhdonte kontratën me klubin nga Bundesliga.

Paris Saint-Germain, tifoz i të cilit është Thuram, ka qenë po ashtu ndër klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Megjithatë, edhe pse gara është shumë e hapur për nënshkrimin e tij, favorit është Milani.