Bale i ofron një informacion shumë të sinqertë Messit në lidhje me MLS

Gareth Bale i ka dhënë një këshillë shumë të sinqertë Lionel Messit duke theksuar se klubet amerikane e pranojnë shumë më mirë humbjen.

Nga anësori uellsian është kërkuar që ta bëjë dallimin për lojën nga një klub elitar në La Liga (Real Madrid) dhe kalimi në MLS (te Los Angeles FC).

Kjo pyetje i është bërë duke iu referuar transferimit të Lionel Messit te Inter Miami, pas viteve të kaluara në elitën e futbollit evropian (Barcelona dhe Paris Saint-Germain).

Bale ka thënë se atmosfera në MLS është shumë më e relaksuar në krahasim me La Ligan dhe Ligue 1.

“Është shumë më e relaksuar. Nëse humb te Real Madridi, është sikurse bota ka mbaruar. Të kryqëzojnë. Ndihesh i zhgënjyer. Shkon në shtëpi dhe nuk je i lumtur”.

“Ata (në MLA) e pranojnë humbjen më mirë. Nuk ka pasoja. Këtu nuk bie nga liga. Kur e humb një ndeshje, shkon në tjetrën. E pranojnë shumë mirë humbjen këtu”, ka deklaruar Bale për BT Sport.

Messi pritet të debutojë për Inter Miamin më 21 korrik kundër Cruz Azul dhe tashmë kërkesat për bileta janë rritur jashtëzakonisht shumë.